Bashkimi Evropian ka theksuar se Kosovës i nevojitet stabilitet institucional për të përfituar plotësisht nga momentumi i ri i zgjerimit, si dhe nga mundësitë që ofrohen përmes Planit të Rritjes dhe Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA).
Qëndrimi i përsëritur i Brukselit është mbajtur gjatë një takim mes shefes në detyrë të Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova dhe Drejtoreshës për Zgjerim të BE-së dhe Fqinjësinë Lindore për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti.
Superti do të zhvillojë të mërkurën takime me përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe të shoqërisë civile, në kuadër të diskutimeve për procesin e integrimit evropian.
Kosova është i vetmi shtet në rajon pa statusin e vendit kandidat.
Figura të larta të unionit përfshirë komisioneren për zgjerim Marta Kos dhe presidentin e Keshillit Europian Antonio Costa nga Prishtina kanë bërë thirrje që vendi të gjej konsensus politik për të dalë nga kriza dhe të ngrijë sa më parë institucionet, ndryshe rrezikon cdo hap të mëtejshëm në procesin integrues dhe paratë nga Plani i rritjes.
7 qershori shënoi votimet e fundit për zgjedhjet e dyta të parakohshme dhe të tretat në total në vetëm 2 vite.



