Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbappe do tjetër rekord/ Kapiteni i Francës në garë me yjet si Leonidas e Ronaldo

schedule12:15 - 30 Qershor, 2026

schedule 12:15 - 30 Qershor, 2026

Parashikimi për të ardhmen e tij është I shkëlqyer.

Kilian Mbappe pritet të rivalizojë me një legjendë të futbollit planetar për t’u bërë tri herë kampion I botës, pritet të kalojë Lionel Mesin si shënuesi më I mirë I të gjitha kohëve në kupat e botës, por gjithsesi kërkon edhe më shumë.

Që mbrëmjen e sotme, kapiteni I Francës do të synojë të bëhet shënuesi më I mirë I fazës me eliminim direkt në këta turne.



Për momentin, sulmuesi I Realit të Madridit ka 8 gola, po aq sa dy emra të mëdhenj të Brazilit, si janë Leonidas dhe “Fenomeni” Ronaldo.

Dy brazilianët kanë arritur në 8 rrjeta, I pari në vitet 30-të të shekullit të kaluar, dhe I dyti në kupat e botës në 1998, 2002 e 2006.

Legjenda e madhe e futbollit botëror, Pele, ka mbetur pas me 7 gola.

Pavarësisht nëse do t’ia dalë sot, sërish është e sigurt se Mbape do t’ia dalë të jetë më I miri shënues I fazave me elinimin direkt, sepse është 27 vjeç dhe sepse Franca është një kombëtare që arrin thuajse gjithmonë finalet.

Jo më kot, ylli I “gjelave” doli kampion I botës në 2018 dhe nënkampion në 2022.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!