Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tjetër turp për Gjermaninë/ Katër herë kampionët e botës eliminohen nga Botërori

schedule08:16 - 30 Qershor, 2026

schedule 08:16 - 30 Qershor, 2026

Kur kujton atë që ndodhi në 2014, nuk arrin t’u besosh syve.

Gjermania e madhe, që shkatërroi atëherë Brazilin 7-1 në “Marakana” të Rio de Zhaneiros, dhe që fitoi me meritë titullin botëror përballë Argjentinës së Mesit, sot nuk ekziston më.

Për të tretin Botëror radhazi, zhgënjen dhe këtë herë u eliminua në raundin e dytë, madje përballë një rivali krejtësisht të kalueshëm si Paraguaji.



Në stadiumin e Bostonit, në prani të gati 64 000 spektatorëve, të besuarit e trajnerit Julian Nagelsman pësuan gol të parët, pastaj barazuan me meritë, dhe patën një rrjetë të anuluar mes polemikave, ndërsa nervat nuk u mbajtën tek penalltitë.

Për fat të keq nuk mjafton të bësh lojën, as të mbash topin 75 për qind siç ishte rasti I Gjermanisë.

Nuk bënë punë 21 gjuajtje, mjaft prej të cilave nuk ishin raste për gol, ndërsa kundërshtarët sot dinë të mbrohen fort.

Nuk bëri punë as ndryshimi nga Nagelsman, që hodhi titullar sulmuesin Undav, e që këtë herë ishte për t’u harruar.

Mund të thuhen shumë kritika për “pancerët” e sotëm, që nuk janë si dikur Fric Valter, Bekenbauer, Gerd Myler, Rumenige, Mateus apo Shvajnshtajger e Klose.

Mund të thuhet se bijtë e emigrantëve nuk e kanë disiplinën, vullnetin, unitetin dhe ndjenjën për fanelën e kombin si gjermanët autoktonë brez pas brezi.

Të gjitha qendrojnë, por mbetet fakti që Gjermania nuk është më e frikshme, dhe madje nuk ka as besimin e dikurshëm tek vetvetja.

Në krahasim me Botërorët 2018 e 2022 këtë herë të paktën u kalua grupi, ndërsa pyetja e madhe është se përse ra kaq shumë skuadra që dy vjet më parë meritonte të fitonte Europianin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!