Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Mrekulli pas tërmetit, 21-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat në Venezuelë

schedule19:00 - 29 Qershor, 2026

schedule 19:00 - 29 Qershor, 2026

Një 21-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat në shtetin venezuelian të La Guaira, pas një operacioni të ndërlikuar shpëtimi që u zhvillua me pjesëmarrjen e ekipeve nga Venezuela, Meksika dhe El Salvadori.

Lajmin e bëri të ditur presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, i cili njoftoi se Aaron Levi Cantillo Vargas u gjet i gjallë nën rrënojat në qytetin e Carabayeda, disa ditë pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin.

Sipas Bukeles, operacioni i shpëtimit ishte veçanërisht i vështirë, pasi mes ekipit të shpëtimit dhe të riut të bllokuar ndodhej trupi i pajetë i një burri, duke e bërë qasjen shumë më të ndërlikuar dhe duke kërkuar ndërhyrje të kujdesshme.



Shpëtimi i 21-vjeçarit konsiderohet një mrekulli mes operacioneve të kërkim-shpëtimit që vijojnë në zonat e prekura nga tërmetet, ku ekipet ndërkombëtare po punojnë pa ndërprerje për të gjetur të mbijetuar të tjerë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!