Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Holanda paralajmëron: Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s pas luftës në Ukrainë

schedule19:15 - 29 Qershor, 2026

schedule 19:15 - 29 Qershor, 2026

Ministria e Mbrojtjes e Holandës ka paralajmëruar se Rusia mund të ndërmarrë një operacion ushtarak “në shkallë të kufizuar” kundër një vendi anëtar të NATO-s vetëm një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë.

Në raportin e saj vjetor për strategjinë e mbrojtjes, ministria vlerëson se Evropa ndodhet në një “zonë gri” mes luftës dhe paqes, ndërsa thekson se shërbimet holandeze të inteligjencës besojnë se Moska po përgatitet për një konfrontim afatgjatë me vendet evropiane.

“Në skenarin më të keq, Rusia mund të nisë një luftë të kufizuar kundër anëtarëve të NATO-s pas përfundimit të luftës në Ukrainë”, thuhet në raport.



Përballë këtij vlerësimi, autoritetet holandeze kanë njoftuar rritjen e investimeve në mbrojtje, me fokus të veçantë te zhvillimi i sistemeve të armëve pa pilot, përfshirë dronët.

Paralajmërimi publikohet një javë përpara samitit të NATO-s, ku kërcënimi që paraqet Rusia pritet të jetë një nga temat kryesore të diskutimit. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar më herët se Rusia mund të jetë e gatshme brenda pesë viteve të ardhshme për një konflikt me Aleancën, duke bërë thirrje për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendeve anëtare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!