Dy automjete janë përplasur dhe si pasojë dy drejtuesit kanë mbetur të plagosur.
Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për te përcaktuar shkaqet e aksidentit, si edhe për të normalizuar trafikun.
Ky aks rrugor është njollë e zezë për aksidente, veçanërisht gjatë muajve të verës kur fluksi i automjeteve që qarkullojnë në të është më i lartë./abcnews.al



