Pak ditë pas helmimit të 64 studenteve të akademisë, burime për ABC News thanë se kanë dalë rezultatet e analizave nga laboratori ISUV që tregojnë se mostrat e ushqimeve dhe kampionet ambientale kanë dalë të pastra nga ngarkesa bakteriale që analizuan nga Instituti i Referencës për S. coli, Salmonelë dhe Listeria.
Burime pranë grupit të hetimit thonë se pritet tashmë edhe rezultati nga dokumentat e marra nga krimi ekonomik pranë AKU-së në lidhje me kontrollet që janë kryer kompanisë së ushqimit nëse ka pasur ose jo parregullsi.
60 kursantë të Akademisë së Policisë në Tiranë dyshohet e u helmuan sërish ditën e 25 qershorit. Ata shfaqën shenja si të vjella, diarre dhe temperaturë, dhe u dërguan menjëherë në shërbimin infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore./abcnews.al



