Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kanadaja kalon “klasën” e para/ Skuadra amerikanoveriore arrin turin e tretë në këtë Botëror

schedule08:25 - 29 Qershor, 2026

schedule 08:25 - 29 Qershor, 2026

Nuk ishte fitorja më e bukur. Gjithsesi, për Kanadanë suksesi është një rekord dhe një krenari e veçantë në kupat e botës. Rezultati 1-0 ndaj Afrikës së Jugut në stadiumin kalifornian në Los Anxhelos bëri që kanadezët të arrinin për herë të parë në raundin e tretë të një kupe të botës, dhe për herë të parë mes 16 ekipeve më të mira.

Si kombëtarja e njërit prej vendeve organizatorë, Kanadaja bëri detyrën duke kënaqur tifozët e duke mbajtur lart nderin e saj. Në një përballje të dy skuadrave të stileve krejt të ndryshme, fitoi futbolli pragmatik, me shumë pak zotërim topi, por tepër efikas.

Të kuqtë vërtet mbajtën topin vetëm 41 për qind, por arritën të godisnin plot 7 herë në kuadratin e portës kundërshtare, ndërsa Afrika e Jugut ia doli vetëm një herë. Kjo tregon qartë se afrikanët nuk ditën si ta luanin këtë ndeshje, e në fund të fundit nuk janë një skuadër që di sesi të fitojë në kupat e botës.



Fati i duelit gjithsesi u zgjidh fare në fund. Stefën Austakio shënoi golin e vetëm në minutën e dytë shtesë, me një goditje klasi, diçka që në përgjithësi I mungoi sfidës në Ingëlvud të Kalifornisë.
Kanadaja do të luajë në raundin e tretë, në 4 korrik në Hjuston me fituesin e çiftit Holandë-Marok.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!