Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kupa e Botës, një perlë arti/ Mbetet pronë e FIFA, fituesit e kthejnë dhe marrin një kopje të larë në ar

schedule20:03 - 27 Qershor, 2026

schedule 20:03 - 27 Qershor, 2026

Historia nis që nga ky moment. Ishte e diela e 21 qershorit 1970 kur Brazili ngriti në ajër kupën e tretë të botës, dhe që nga ai çast FIFA mbeti pa trofe. Kjo, sepse sipas rregullit, skuadra që e fitonte tri herë kupën “Zhyl Rime” e pronësonte atë në mënyrë automatike.

Menjëherë FIFA nisi konkursin për të krijuar kupën e re të Botërorit, dhe garën për veprën e artit në futboll e fitoi një italian. Silvio Gaxaniga  mposhti konkurrencën me një kryevepër prej 36.8 centimetrash të gjatë dhe 6.175 kilogramësh.

Sot, ndërsa në Amerikën e Veriut vazhdon kupa e radhës e botës, televizioni i shquar amerikan, CNN, I mori një intervistë djalit të mjeshtrit Silvio Gaxaniga, Xhorxhos.



Bashkë me të motrën, Xhorxho ka një si muzeum në Milano të Italisë ku ruan reliket e babait të tij, përfshi edhe dy prototipe të trofeut që u quajt I FIFA-s.

Natyrisht, nuk ishte një habi që konkursin për kampionatin më të madh të futbollit për kombëtaret në rang planetar e fitoi një italian.

Jo më kot Italia është vendi i Da Vinçit, Mikelanxhelos e sa e sa krijuesve të tjerë të mëdhenj të artit.

Për herë të parë Kupa e re e artë e FIFA-s u ngrit në ajër nga kapiteni I Gjermanisë, Franc Bekenbauer pas finales ndaj Holandës në Botërorin e vitit 1974, në Mynih.

Deri tani është fituar 13 herë, dhe pastaj objekti I artë është kthyer në selinë e FIFA-s, ndërsa ekipi që e fiton tri herë, si Gjermania, ka të drejtë të mbajë një kopje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!