Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit.
Gentjan Berberi u pezullua nga detyra pak ditë më parë.
Pak ditë më parë, Berberi u paraqit në zyrën e drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku dyshohet se ka përdorur gjuhë fyese dhe ka ushtruar presion verbal ndaj saj, i pakënaqur me detyrën e re që i ishte caktuar.
Pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, urdhëroi pezullimin e menjëhershëm të Berberit, ndërsa Drejtoria e Standardeve Profesionale nisi procedurat për hetim disiplinor.
Pas përjashtimit nga radhët e Policisë së Shtetit, çështja pritet të shqyrtohet edhe nga Komisioni i Apelimit, i cili do të vendosë nëse Berberi do të ketë mundësi rikthimi në detyrë apo nëse përjashtimi i tij do të jetë i përhershëm.



