Të lindur dhe të rritur në Stamboll, por me zemër gjithmonë pranë rrënjëve të tyre shqiptare. Motër e vëlla, Ozge dhe Ilirjani, jetojnë aktualisht në Ferizaj të Kosovës, pasi vendosën të rikthehen më pranë trojeve të parve
Edhe pse kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës në Turqi, lidhja me identitetin shqiptar nuk është shkëputur kurrë. Për këtë arsye, ata vizitojnë shpesh Shqipërinë, një vend që e konsiderojnë pjesë të pandarë
Ozge tregon se ka punuar si gazetare në Stamboll, në një qytet me ritëm të shpejtë dhe jetë dinamike. Megjithatë, përshtatja në Kosovë ka qenë e lehtë
“Sapo erdhëm, u ndjemë të mirëpritur. Njerëzit na kanë pritur shumë mirë”
Sot, motër e vëlla punojnë si guida turistike, duke shoqëruar vizitorë nga Turqia në vende të ndryshme të Ballkanit.
Vizita në Shqipëri mbetet gjithmonë një ndalesë e veçantë për ta. Ata thonë se rikthehen vazhdimisht dhe se do të vazhdojnë ta bëjnë edhe në të ardhmen, të tërhequr nga dashuria për vendin dhe rrenjwt e tyre shqiptare



