Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ali Ahmeti: Protesta, kundër Shqipërisë/ “Qëllime dashakeqe nga Greqia e Serbia, godasin turizmin”

schedule16:58 - 25 Qershor, 2026

schedule 16:58 - 25 Qershor, 2026

Shqipëria po goditet qëllimisht për të sulmuar një nga sektorët strategjik të saj, turizmin.

Kështu i sheh kreu i BDI në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti protestat në Tiranë.
Sipas tij qëllimet janë dashakeqe dhe ato vijnë nga Greqia dhe Serbia.

“Ne e shohim që këtu Shqipëria nga këto protesta që nuk dihet ku e kanë kokën, merr dy goditje të forta. Industria kryesore e Shqipërisë është turizmi, goditete tek turizmi. Nga doli fushata e parë? Nga Greqia, Serbia…sepse turizmi po i rrezikohet Greqisë nga Shqipëria. Që një shtet fqinjë sbënë të mendoj kështu për fqinjin e vet. Po ja që ka ndodhur, sepse deklarata e parë dhe reagimet e para erdhën nga Greqia. Kush u bë zëdhënësi i parë I kësaj fushate në Beograd? I njejti që bënë fushatën dhe protestat në Serbi, bënë fushatën për protestat në Shqipëri.”



Ahmeti deklaroi se nuk po mbron kryeministrin e Shqipërisë, por po mbron vendin nga faktorët e huaj dhe se ai e ndjen për obligim kombëtar të mbaj një qëndrim të tillë.

“Dikush mund të ngrihet dhe të thojë, Ali Ahmeti po mbron Edi Ramën? Jo. Ali Ahmeti mbron Shqipërinë dhe i dhimbset Shqipëria.”

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Ramush Haradinaj, i cili në një dalje publike për mediat tha se I vjen turp që qytetarë nga Kosova shkojnë në protesta.

“Po më vjen marrë që i shoh bashkëombasit në protestë…unë nuk do kisha shkuar”.

Në protestën e bulevardit në Tiranë nuk kanë munguar protestues nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ata fillimisht u shfaqën si diaspora shqiptarë, ndërsa sipas vetë qëndrimeve të politikanëve të ndryshëm në Prishtinë dhe Shkup, ata janë të organizuar nga Vetevendosja dhe simotra e saj VLEN.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!