Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U kapën me lëndë narkotike, një i arrestuar dhe një i proceduar në Korçë

schedule13:39 - 25 Qershor, 2026

schedule 13:39 - 25 Qershor, 2026

Policia e Korçës ka finalizuar një operacion ku në përfundim të tij, ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proceduar në gjendje të lirë kushëriri i tij 28-vjeçar.

Sipas të dhënave, mësohet se forcat e policisë kanë ushtruar kontroll në një automjet ku ndodheshin dy të rinjtë dhe ka rezultuar se brenda automjetit kishte një sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabiss sattiva.

Mjeti i përkiste 31-vjeçarit i cili ishte dhe drejtues ndërsa në banesën e këtij të fundit u gjet edhe një sasi tjetër lënde narkotike kanabiss sattiva.



Në përfundim të veprimeve, policia e juglindjes bëri arrestimin e drejtuesit dhe procedimin në gjendje të lirë të pasagjerit 28-vjeçar pasi ju gjet një sasi e vogël lënde narkotike në banesë. Nga ana e grupit hetimor vijojnë veprimet e mëtejshme për këtë rast.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!