Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konferenca e Rindërtimit të Ukrainës/ Rama mbërrin në Poloni, shkrepet fotoja familjare e pjesëmarrësve

schedule11:47 - 25 Qershor, 2026

schedule 11:47 - 25 Qershor, 2026

POLONI- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Poloni për të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës (Ukraine Recovery Conference – URC 2026), e cila zhvillohet më 25-26 qershor në Gdańsk.

Në këtë konferencë marrin pjesë kryetarë të shteteve dhe qeverive, institucioneve financiare ndërkombëtare, përfaqësuesve të biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile nga mbarë bota.

Përmes këtij takimi synohet forcimi i mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën dhe mobilizimi i investimeve për rindërtimin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit.



Punimet e saj do të fokusohen në sektorët më të prekur nga agresioni rus, përfshirë energjinë, infrastrukturën kritike dhe logjistikën, si dhe në forcimin e kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes, të konsideruara thelbësore për procesin e rindërtimit.

Gjatë qëndrimit në Gdańsk, Rama do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me me homologë, si dhe me Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!