Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE godet tregtinë online, rriten kostot për dërgesat nga jashtë Evropës

schedule17:25 - 1 Korrik, 2026

schedule 17:25 - 1 Korrik, 2026

Bashkimi Evropian ka nisur një hap të ri, për të kufizuar konkurrencën, që e konsideron të padrejtë nga platformat online si “Shein”, “Temu” dhe “AliExpress”, duke vendosur një tarifë prej 3 eurosh për dërgesat e blerjeve online, me vlerë të ulët, që vijnë nga jashtë BE-së dhe që më parë hynin pa taksa doganore, raportoi “Reuters”.

Kjo masë prek kryesisht, importet e lira nga Kina dhe pritet të godasë modelet e biznesit të platformave, që janë rritur duke shfrytëzuar përjashtimet doganore, për produkte shumë të lira.

Sipas rregullit të ri, tarifa aplikohet për çdo kategori produkti, brenda një dërgese te blerjeve online.



Kështu, një dërgesë me tre lloje të ndryshme artikujsh mund të kushtojë deri në 9 euro taksa, ndërsa një dërgesë me disa artikuj të njëjtë (p.sh. fustane ose lodra) do të tarifohet 3 euro.

Deri tani, BE-ja lejonte hyrjen pa taksa të produkteve me vlerë deri në 150 euro — një rregull që ekzistonte prej vitesh, por që është përdorur masivisht nga platformat e shitjeve online (e-commerce).

Numri i këtyre dërgesave është rritur ndjeshëm, nga 1,4 miliardë në vitin 2022 në 5,8 miliardë në 2025, duke krijuar presion mbi tregun evropian dhe bizneset lokale.

Zyrtarët e BE-së, thonë se kjo skemë është “abuzuar në shkallë industriale” dhe ka krijuar avantazh të padrejtë, për kompanitë online, në kurriz të bizneseve evropiane.

Ekspertët paralajmërojnë se masat e reja, mund të ulin me 10% deri në 35% dërgesat ajrore të këtyre produkteve dhe mund të ndikojnë në zinxhirët globalë të furnizimit.

Platformat pritet të përballen me rritje të kostove, të cilat mund t’u kalohen konsumatorëve në formë çmimesh më të larta.

“Shein” dhe “Temu”, po kërkojnë mënyra për t’u përshtatur, përfshirë zgjerimin e magazinave brenda BE-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!