Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protestat/ Kumbaro: Duam të kemi një dialog për zgjidhjen e çështjes. Mund të përdoren nga aktorë të skenave të fshehta

schedule19:03 - 23 Qershor, 2026

schedule 19:03 - 23 Qershor, 2026

Qeveria sqaron se aktualisht nuk ka ende një projekt zyrtar për investimin e debatueshëm në Zvërnec, por vetëm një shprehje interesi nga investitorë privatë në pronë private.

E ftuar në “Tirana Live” në ABC News, Mirela Kumbaro bëri me dije se kompania ka aplikuar për studimin mjedisor dhe çdo hap do të ndjekë rreptësisht rrugën ligjore përpara shqyrtimit në fazën finale. Sa u takon protestave qytetare, ajo i vlerësoi ato si pjesë të një demokracie të shëndoshë, ndërsa bëri thirrje për dialog për zgjidhjen e çështjes.

Megjithatë, Kumbaro paralajmëroi se këto procese janë mjaft delikate dhe rrezikojnë të përdoren nga aktorë të skenave të fshehta. Në përfundim, ajo nënvizoi se Partia Socialiste është mandatuar për të qeverisur dhe do të marrë parasysh të gjitha sfidat për ta çuar vendin përpara.



“Nuk ka ende një projekt. Ka vetëm shprehje interesi dhe jo një projekt. Interes nga investitorë provat në pronë private, do të ndjekin rrugën që ka përcaktuar ligji. Ende nuk kemi një projekt që duhet të shqyrtohet në fazën finale. Kompania ka bërë aplikimin për studimin mjedisor. Sa u takon protestave, ato janë pjesë e demokracisë së shëndoshë.

Ajo që kemi kërkuar është se duam të kemi një dialog për zgjidhjen e çështjes. Këto procese aq të shëndetshme sa janë, janë edhe shumë delikate, sepse mund të përdoren nga aktorë të skenave të fshehta. Në çdo rast PS është forca politike që është mandatuar për 4 vjet dhe merr parasysh të gjithë sfidat për qeverisjen dhe çuarjen e vendit përpara”, tha Kumbaro.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!