Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rishikimi i ligjit për arsimin e lartë, Kumbaro: Objektivi numër një është ndërkombëtarizimi dhe integrimi me BE-në

schedule18:45 - 23 Qershor, 2026

schedule 18:45 - 23 Qershor, 2026

Ligji ekzistues për arsimin e lartë ka hyrë në një proces rishikimi dhe përmirësimi, ku prioriteti kryesor do të jetë ndërkombëtarizimi i universiteteve shqiptare. E ftuar në “Tirana Live” në ABC News, Mirela Kumbaro bëri me dije se për këtë qëllim po punojnë paralelisht tre grupe pune të shtrira në tre nivele të ndryshme.

Sipas saj, pas reformës së thellë të nisur në vitin 2013, ka ardhur koha që korniza ligjore t’u përgjigjet sfidave të së ardhmes, duke synuar integrimin e plotë me universitetet e Bashkimit Europian. Aktualisht, grupet e ekspertëve kanë pritur sugjerimet e para dhe puna në terren ka nisur zyrtarisht.

“Grupi i punës i shtruar në tre nivele, janë tre grupe që po punojnë në mënyrë paralele, për rishikimin e ligjit ekzistues. Ka ardhur koha për të rishikuar dhe për të përmirësuar disa aspekte, ku ligji duhet t’i përgjigjet jo vetëm të sotmes, por edhe të ardhmes. Ndërkombëtarizimi i universiteteve tona do të jetë objekti numër një. Nuk do të jenë vetëm universitet të Shqipërisë, por edhe të Bashkimit Europian. Nga viti 2013 kemi bërë reformë të thellë. Kemi marrë sugjerimet e para dhe ka nisur puna për këtë proces”, tha Kumbaro.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!