Investimi në Zvërnec dhe Shqipëria në BE. Këto janë dy objektivat e panegociueshme të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili në një intervistë me shkrim për Bloomberg e konsideron protestën në bulevard një teatër politik që lindi jo prej investimit, por prej histerisë ndaj Presidentit të SHBA, Donald Tramp, vjehrrit të investitorit Xhared Kushner.Edhe vetë investimi në Zvërnec sipas Ramës, është pjesë e vizionit për të cilin u votua nga shumica e shqiptarëve një vit më parë në një mandate të katërt qeverisës.
“Standardi ynë është i qartë: ligji, shkenca, transparenca dhe detyrimet europiane- jo hysteria. Ne po e hapim vendin, po mbrojmë pasuritë e tij natyrore, po tërheqim investime serioze dhe po ecim me vendosmëri drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, tha Rama.
Por protestat në bulevard, kryeministri i lidh dhe me një objektiv tjetër, anëtarësimin e Shqipërisë në BE në 2030.
Në ëndrrën europiane, Rama paralajmëron se s’ka për tu ndalur as nga protesta e bulevardit, as nga stuhia dixhitale e nxitur nga aktorët e huaj dhe as nga opozitat politike të Shqipërisë.
“As një pakicë e zhurmshme, e mbështetur nga çdo forcë opozitare, dhe as një valë indinjate e amplifikuar në mënyrë dixhitale, e ushqyer nga magjepsja globale me emrin Trump të lidhur me atë që unë besoj se është një mundësi e jashtëzakonshme për Shqipërinë (dhe e përforcuar më tej nga ndërhyrja e aktorëve të huaj keqdashës), nuk do të na largojë nga zbatimi i Vizionit “Shqipëria 2030”, u shpreh kreu i qeverisë.
Duke përmendur Iranin, Bloomberg kujton se Shqipëria strehon rreth 3 mijë anëtarë të organizatës opozitare iraniane në mërgim, Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit. Kurse ne 2022 ishin hakerë iranianë sulmuan shërbimet dixhitale në Shqipëri.



