Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protestat për Zvërnecin/ Ministri Demo: Qeveria, e gatshme për transparencë. Zhvillimi i vendit dhe mjedisi duhet të ecin së bashku

schedule18:56 - 22 Qershor, 2026

schedule 18:56 - 22 Qershor, 2026

Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi se mazhoranca është e hapur të dëgjojë zërin e qytetarëve, duke i konsideruar protestat dhe reagimet publike si pjesë të normalitetit në një demokraci funksionale.

Sipas tij, shprehja e mendimeve përmes protestave nga grupe të caktuara të interesit është një shenjë normale e një shoqërie demokratike, ndërsa theksoi se rëndësi ka gatishmëria e institucioneve për të garantuar transparencë në proceset vendimmarrëse.

Ai theksoi se informacioni i saktë dhe respektimi i hapave ligjorë janë elementë që garantojnë besimin e publikut dhe nuk lënë vend për pikëpyetje mbi ritmin e zhvillimit që po përjeton vendi.



“Mazhoranca është e hapur të dëgjojë zërin e qytetarëve, por për mua kjo është brenda një normaliteti. Në një demokraci që shëndoshet, besoj që këto janë shenja normale të grupimeve të caktuara që shprehin mendimin e tyre përmes protestave.

Rëndësi ka që mazhoranca dhe qeveria janë të gatshme të garantojnë transparencën. Duhet të kemi investime cilësore që të jenë konform ligjit dhe duke marrë në konsideratë rrugën tonë drejt integrimit.

Por kur këto aplikohen, është e tepërt të krijojmë konfuzion për investimet që janë të vlefshme për vendin. Informacioni i duhur dhe ndjekja e hapave sipas ligjit, besoj se nuk lënë asnjë lloj pikëpyetjeje për atë që shohim sa i përket hovit të zhvillimit.

Zhvillimi i vendit dhe mbrojtja e mjedisit duhet të ecin së bashku dhe të krijojnë zhvillim.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!