Nuk do të jetë e lehtë të harrohet ky ekip. Kepi i Gjelbër jo vetëm po habit gjithë rruzullin me rezultatet në këtë Botëror në Amerikën e Veriut, por po vendos edhe rekorde.
Pas barazimit të dytë me një skuadër që ka dalë kampione e botës, pra ndaj Uruguajit, pasi ia doli ndaj Spanjës, skuadra e ishullit të vogël afrikan pati aftësinë dhe fatin për të shkruar një tjetër faqe historie.
Goli I shënuar nga Pina në minutën e 21-të, ishte i pari nga një skuadër debutuese në kupat e botës, që realizohet direkt nga goditja e dënimit që nga viti tashmë tepër I largët 1966.
Pra, u deshën 60 vjet që një debutues të realizonte direkt nga ky aksion standard. Gola të tjerë nga goditjet e dënimit ka pasur mjaft, por jo nga debutues.
Nuk mjafton me kaq.
Një rekord tjetër u vendos në Uruguaj-Kepi i Gjelbër, për meritë të të dyja palëve.
Portat mbroheshin nga gardianët Vozinja për afrikanët dhe Muslera për amerikanolatinët.
Për herë të parë në historinë e një ndeshjeje në kupat e botës, dy portierët ishin mbi 40 vjeç, Vozinja 40 vjeç e 18 ditë dhe Muslera 40 vjeç e 5 ditë./abcnews.al



