Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulm me armë në një shkollë në Filipine/ Tre nxënës humbën jetën, pesë të tjerë të plagosur

schedule11:54 - 22 Qershor, 2026

schedule 11:54 - 22 Qershor, 2026

Filipine – Një sulm i rëndë me armë zjarri në një shkollë të mesme në Filipinet qendrore ka lënë të vdekur tre nxënës dhe ka plagosur pesë të tjerë. Ngjarja ndodhi të hënën brenda ambienteve të San Jose National High School, në qytetin Tacloban.

Sipas autoriteteve, dy persona të armatosur me pistoleta hapën zjarr brenda kompleksit të shkollës, duke shkaktuar panik mes nxënësve dhe stafit. Forcat e rendit ndërhynë menjëherë dhe arrestuan të dy të dyshuarit.

Policia bëri të ditur se njëri prej të arrestuarve është nxënës i shkollës, ndërsa motivet e sulmit mbeten ende të paqarta. Hetimet janë në vijim për të zbardhur rrethanat dhe arsyet që çuan në këtë akt të rëndë.



Ndërkohë, në rrjetet sociale po qarkullon një video tronditëse që tregon momentet e të shtënave dhe reagimet e tmerruara të nxënësve që përpiqen të largohen nga vendi i ngjarjes.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!