Dështoi në Superiore, vlerësime të pabesueshme për një nigerian

schedule08:49 - 3 Janar, 2020

schedule 08:49 - 3 Janar, 2020

Vetëm një goli shënuar në Superiore dhe ai pas një gabimi të Isli Hidit. Anthony Okpotu i shënoi Teutës me portën e boshatisur, në një ndeshje që përfundoi me rezultatin e thellë 5-0. Nigeriani kishte ardhur me status tjetër dhe në Laç prisnin shumë prej tij.

Gjithsesi nigeriani, i cili është shënuesi më i mirë në historinë e Lobi Star me 71 gola, nuk e gjeti dot veten në Superiore dhe në verë u largua. Laçi e kishte marrë në huazim dhe duhet të paguante 200 mijë euro për ta blerë sulmuesin.

Mund ta kishte marrë edhe falas, por në fund u vendos që të afrohej një tjetër lojtar. Kurbinasit kishin kohë që e ndiqnin Kyrian Nwabueze dhe Okpotu u la i lirë. Ai u transferua në Tunizi dhe kryeson kampionatin me Monastir.

Gjithashtu ai është shënuesi më i mirë, pasi ka shënuar 7 gola në 11 ndeshje. Me paraqitjet e tij ai është përfshirë në formacionin më të mirë të pjesës së parë të sezonit, ndërkohë që në Nigeri është konsideruar lojtari i dekadës së dytë. /abcnews.al