Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama konfirmon: Protestues nga Vetëvendosja! Flamuri i UÇK u përdhos, sponsoret po harxhojnë para për dëm kombëtar

schedule17:11 - 21 Qershor, 2026

schedule 17:11 - 21 Qershor, 2026

Pjesëmarrja e shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në protestë po dëmton imazhin kombëtar. Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën që po  mbahet në Tiranë, duke ndarë në rrjetet sociale postimin e një qytetareje .

Kreu i qeverisë ka nënvizuar se shumë sponsor po përpiqen të shkaktojnë “dëm kombëtar ndërsa tashmë është përdhosur edhe flamuri i UÇK-së duke u përdorur për rrëzimin e qeverisë në Tiranë.

“Kur ushtarët e verbër të karvaneve politike nga Prishtina e Tetova paraqiten në Tiranë si “Diasporë”, me flamuj kombëtarë që bëhen dekor i një farse të tillë dhe me plisa të bardhë që nxihen prej një marreje si kjo, ata janë thjesht viktima të zellshme”, u shpreh kryeministri.



Pavarësisht protestave që vijojnë prej 21 ditësh kryeministri Edi Rama thekson se nuk do të japë dorëheqjen pasi ka një kontratë me qytetarët deri në maj të 2029.

“Sepse sa për mua dhe qeverinë e Partisë Socialiste duhet të vazhdojnë të paguajnë naftë, ushqim e qeleshe, deri ditën kur mbaron kontrata jonë e pazgjidhshme me 856.177 shqiptarë, brenda e jashtë atdheut. Maj 2029”, tha Rama.

Në reagimin e tij kryeministri Rama përjashton ndikimin direkt të kryeministrit Albin Kurti të protestuesit që vijnë nga Kosova.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!