Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga zona e sigurisë në Libanin jugor

schedule16:44 - 21 Qershor, 2026

schedule 16:44 - 21 Qershor, 2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz deklaroi se forcat izraelite nuk kanë asnjë kufizim në veprimet e tyre për të neutralizuar kërcënimet në Liban dhe se do të vijojnë të qëndrojnë në zonat që Izraeli i konsideron pjesë të “zonës së sigurisë” në jug të vendit.

Në një deklaratë zyrtare, Katz theksoi se ushtria izraelite gëzon liri të plotë veprimi përballë çdo kërcënimi që mund të paraqitet nga territori libanez.

“Nuk ka pasur kurrë dhe nuk ka asnjë kufizim sot që i pengon ushtarët në Liban të veprojnë për të neutralizuar kërcënimet”, u shpreh ai.



Ministri i Mbrojtjes përsëriti gjithashtu se Izraeli nuk ka ndërmend të tërhiqet nga pozicionet që mban aktualisht në Libanin jugor.

“Izraeli nuk do të tërhiqet nga zona e sigurisë në Liban”, deklaroi Katz.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!