Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vapa shton virozat te fëmijët/ Mjekët: Rritje e rasteve me temperatura dhe infeksione gjatë verës

schedule13:55 - 21 Qershor, 2026

schedule 13:55 - 21 Qershor, 2026

Nisja e sezonit veror dhe rritja e temperaturave ka sjellë shtim të numrit të fëmijëve që paraqiten te mjeku për ndihmë mjekësore. Sipas mjekes Anila Sevdari, frekuentimi i plazheve, pishinave dhe aktiviteteve në grup po shoqërohet me viroza sezonale dhe probleme të lëkurës te të vegjlit.

“Kemi problemin e virozave që i takon rrugëve respiratore të sipërme, dhe sidomos të dermatiteve virale që janë të lëkurës, të cilat janë të lidhura ngushtë me ekspozimin në diell dhe frekuentimin e pishinave dhe qëndrimin për kohë të zgjatur në rërë dhe det. Për mjekë mund të shkojnë edhe në 40 raste në ditë, paradite ka më shumë fluks se pasdite”, tha ajo.

Mjekët thonë se simptomat më të shpeshta janë temperatura e lartë, hunda të bllokuara, dhimbje fyti, por edhe shqetësimet e sistemit tretës. Sipas mjekeve, në shumicën e rasteve bëhet fjalë për infeksione virale që kalojnë brenda pak ditësh, megjithëse nuk mungojnë edhe rastet që kërkojnë trajtim me antibiotikë.



“Në pjesën më të madhe janë infeksione virale që zgjasin 2-3 ditë, por ka raste kur mbivendosen infeksione bakteriale. Ankesa kryesore mbetet temperatura e lartë disaditore, si edhe problemet me sistemin tretës.”, shtoi mjekja.

Sipas mjekes Sevdari, më të prekur janë fëmijët e moshës parashkollore, të cilët gjatë verës kalojnë më shumë kohë në aktivitete të përbashkëta me fëmijët e tjerë. Specialistët këshillojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve të nxehta, konsumimin e ushqimeve të freskëta dhe shmangien e ambienteve të mbipopulluara.

“Rekomandojmë ushqim sa më të freskët dhe të përgatitur në shtëpi, shmangien e orëve të pikut të vapës dhe të ambienteve të mbipopulluara me fëmijë, pasi virozat përhapen shumë lehtë.”, pohoi ajo.

Si masa parandaluese, mjekët rekomandojnë po ashtu aplikimin e kremrave kundër diellit, të paktën çdo 2 apo 3 orë në ditë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!