Rekordet vendosen për t’u thyer, ndërsa futbolli po luhet kudo. Portierët më të mirë në këtë kupë të botës po vijnë nga ishujt dhe pas Vozinjës së Kepit të Gjelbër, ja ku kemi heroin e radhës.
Ky është gardiani i Kurasaos, Iloi Rum, I cili bëri plot 15 pritje në duelin mes ekipit të tij kombëtar dhe Ekuadorit. Falë shkëlqimit të numrit 1 skuadra nga ishulli mori pikën e parë në kupat e botës, ndërsa ekuadorianët provuan pa fund, duke gjuajtur 27 herë gjithsej.
FIFA e shpalli 37-vjeçarin si lojtarin më të mirë të ndeshjes, dhe padyshim që pati arsye.
Nëse nuk do të kishte qenë ai në portë, Ekuadori do të kishte fituar madje thellë. Rum theu rekordin e vendosur nga Vozinja i Kepit të Gjelbër që bëri 7 pritje përballë Spanjës, e cila gjithashtu bëri 27 gjuajtje drejt portës ashtu si Ekuadori, në ndeshjen e mëparshme të këtij Botërori.
Në një turne të madh ku nuk mungojnë gardianët e shkëlqyer, si tek Argjentina, Maroku, Gjermania, Spanja e shumë ekipe të tjera, dy veteranët e ardhur nga ishujt e vegjël kanë qenë më të veçantët.
Rum ka pasur një kënaqësi edhe më herët, pasi në mars të 2023-it siguroi fanellën e Lionel Mesit pasi Argjentina luajti një miqësore me Kurasaon pasi doli kampione e botës në Katar një vit më parë, një ndeshje që përfundoi 7-0 dhe në të cilën “Pleshti” shënoi dy gola.



