Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Durrës, mbytet në det një 11-vjeçar

schedule11:31 - 21 Qershor, 2026

schedule 11:31 - 21 Qershor, 2026

DURRËS- Paraditen e kësaj të diele, një 11-vjeçar dyshohet se është mbytur aksidentalisht në Durrës teksa po lahej në det.

Menjëherë pas ngjarjes, janë njoftuar shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të mbytjes.



“Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13, Durrës, gjatë kohës që po lahej në det, dyshohet se është mbytur aksidentalisht një 11-vjeçar, banues në Tiranë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes”, njoftoi Policia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!