Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Diplomacia synon paqen, Zvicra “lehtëson” bisedimet SHBA-Iran

schedule08:00 - 21 Qershor, 2026

schedule 08:00 - 21 Qershor, 2026

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës, vendi po ofron një mjedis “diskret dhe të besueshëm” në Burgenstock për bisedimet mbi zbatimin e një memorandumi mirëkuptimi të nënshkruar nga SHBA-ja dhe Irani.

“Diplomatë nga vende të ndryshme që ndodhen aktualisht aty po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të ruajtur dialogun”, tha ministria zvicerane.

“Për arsye konfidencialiteti, nuk mund të jepen informacione të mëtejshme lidhur me të pranishmit ose diskutimet”, shtoi ministria.



Të mërkurën, presidenti amerikan, Donald Trump dhe presidenti Iranian, Masoud Pezeshkian, nënshkruan në mënyrë elektronike “Memorandumin e Mirëkuptimit të Islamabadit”, të ndërmjetësuar nga kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif.

Memorandumi synon të hapë rrugën për t’i dhënë fund konfliktit të nisur nga SHBA-ja dhe Izraeli kundër Iranit më 28 shkurt dhe për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, si pjesë e përpjekjeve për uljen e tensioneve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!