Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Zjarr në Nikël, shkrumbohet pothuajse plotësisht një banesë

schedule22:34 - 20 Qershor, 2026

schedule 22:34 - 20 Qershor, 2026

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Niklës, duke u shkrumbuar pothuajse plotësisht.

Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës të Krujës, të cilat kanë ndërhyrë për vënien nën kontroll të flakëve.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, është bërë e mundur izolimi i zjarrit, duke shmangur përhapjen e tij te banesat e tjera pranë.



Nga të dhënat e para dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë një defekt në rrjetin e energjisë elektrike, ndërsa grupet përkatëse po vijojnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!