Në Tiranë mbahet dita e 21-të e protestës, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe kanë nisur me marshimin e tyre drejt Kryeministrisë.
Pjesë e kësaj proteste janë bashkuar edhe shqiptarë nga Diaspora, teksa me flamuj dhe pankarta në duar, ata kërkojnë të plotësohen kërkesat e tyre.
ABC News sjell pamjet e filmuara me dron, nga lart, nga protesta e mbajtur këtë të shtunë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Video e filmuar me dron shfaq momentin kur turma është mbledhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit, për të nisur më pas fjalimet.



