Traditat dhe folklori i vendeve të rajonit u bashkuan në edicionin e tetë të festivalit ndërkombëtar.
Ansamble artistike nga Shqipëria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi me kostumet karakteristike të vendeve të tyre, sollën atmosferë festive në rrugët e qytetit me muzikë popullore dhe valle tradicionale
Parada tërhoqi vëmendjen e qytetarëve dhe vizitorëve, skenën kryesore e Festivalit është Pazari i Vjetër i Korçës ku përgjatë dy netëve do të jetë skenë e artistëve të njohur nga Shqipëria dhe vendet e Ballkanit.
Përveç interpretimeve të ansambleve pjesëmarrëse nga pesë vendet e rajonit programi përfshinë dhe performancat e grupit Jahkoba, Ritual Band dhe këngëtares Kamela Islamaj.
Festivali do të kulmojë me koncertin e veçantë, të Orkestrës Simfonike të Korçës në bashkëpunim me orkestrën nga Katerini i Greqisë.



