Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Drejtuesi i mjetit lundrues ra në det/ Llaman, Policia Kufitare shmang tragjedinë

schedule14:36 - 20 Qershor, 2026

schedule 14:36 - 20 Qershor, 2026

Policia Kufitare ndërhyri në zonën e “Kepit të Rigonit”, përballë plazhit të Llamanit, pasi u njoftua për një gomone që po lëvizte në mënyrë të pakontrolluar dhe me shpejtësi, pa persona në bord.

Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i mjetit lundrues, një 35-vjeçar banues në Orikum, kishte rënë në det gjatë lëvizjes dhe më pas kishte dalë në gjirin e Llamanit i dëmtuar në këmbë. Ai u transportua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gomonia, e cila përbënte rrezik për mjetet e tjera lundruese dhe pushuesit në zonë, u vu nën kontroll nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare. Një punonjës i Njësisë Policore Detare u hodh në bord dhe arriti ta ndalonte mjetin.



Më pas, gomonia u tërhoq në Pikën e Kalimit Kufitar të Himarës për verifikime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!