Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ka edhe shpirtra të humbur në familjen tonë politike që duan një Shqipëri të re”, Rama: Mezi pres që ..

schedule12:30 - 20 Qershor, 2026

schedule 12:30 - 20 Qershor, 2026

Rama: Se është edhe një thirrje “Për një marrëveshje të re për “Një Shqipëri të re” dhe kam parë që ka edhe shpirtra të humbur këtu në familjen tonë politike që duan një Shqipëri të re, mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar. Jemi gati për një marrëveshje të re për një Shqipëri të re. Po kam frikë se drafti nuk do vi kurrë, është si njësoj si të gjitha prej siluetave të flamingove që e mbante Fatos Lubonja. Do kritikohemi do sulmohemi por kemi detyrim të mos zgjedhim rrugën më të lehtë, mos zgjedhim të jemi popullor kur duhet të jemi të përgjegjshëm. Ka kohë që nuk ndihem i zgjedhur për të qenë i pëlqyer. Më ka ikur ajo dëshirë. Nuk jemi për të qenë të pëlqyer por të dobishëm. Shqipëria sot është në duart tona, nuk është një #, një flamingo që merret zvarrë për t’u dukur bukur, është në një luftë me vetvete, dhe BE është Itaka jonë. Le të këndojnë sirenat atë punë kanë, kemi detyrë të cojmë Shqipërinë te ai breg me cdo kusht. Në këtë rrugë do na dalin shumë të tjerë anash, përballë. Kemi fakte sa të duash, falë algoritmit vijnë mercenarë digjitalë edhe nga vende që ti nuk e mendon se ishe shenjestër e tyre. Ne nuk kemi punë me asnjë prej tyre, në kuptimin që të intimidohemi apo komleksohemi. Kjo është rruga më e vëshitirë, është rruga ime, e jona e PS.

 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!