Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, kryesocialisti Edi Rama mori shembullin e një familjeje, ku ankesat janë pafund edhe pse zgjidhja gjendet, duke theksuar se në këtë mënyrë nevoja që ankesa të vijojë se është bërë identitetit.
“Një pjesë e lëvizjeve politike ndërtohet mbi atë që nuk duhet të pushojnë kurrë së kundërshtuari. Nuk ka fare rëndësi objekti, rëndësi ka që mos fiket motorri. Dua të jem i qartë këtu nuk është kritikë ndaj kritikës përkundrazi, qeveritë përmirësohen nga kritikat dhe kundërshtitë. Problemi nis kur objekti bëhet më pak I rëndësishëm se vetë nevoja për të bërë kritikë. Një zemërim që shuhet nuk prodhon më identitet. Që në ditën e dytë, nuk duam të dëgjojmë, nuk duam të flasim.
Ky është fenomen politik, universal. Ëndra revolucionare, nxitja për të përmbysur gjithcka është më e bukur se administrimi. Në opozitë dukesh i pastër, në qeveri duhet kompromis. Në opozitë historia ecën me kërcënime, në qeveri me buxhete, lajmet e mira ti marrin për ofendim. Në opozitë mund të premtosh gjithcka, në opozitë duhet të mbledhësh plehrat. Në opozitë mund ti kthesh të gjitha pronat, në qeveri duhet të bësh cmos të krijosh kushtet që prona të trajtohet drejtësisht, po ku gjithkush të marrë atë që I takon. Dhe patjetër, qeveria është burimi më i pasur për të ushqyet zemërim edhe sikur të jetë e përsosur.
Thelbi është që qeverisja është gjithmonë jo poetike, ndërsa opozita duket tërheqëse.Jemi përballë një industrie shumë fitimprurëse. Kush mendon se me likes e followers bën politik, mendon gabim. Bën shërbimin e atyre që pasurohet me algoritmin. Qetësia është armik i algoritmit. Nuancat i fsheh, nuk e do arsyen dhe prandaj në gjithë studimet e bëra të gjitha postimet kanë një shpërndarje shumë më të ngadaltë se ato që janë tërheqëse se janë skandaloze. Algoritmi shpërblen indinjatën dhe frikësimin e të tjerëve, prodhon klikime, kohë dhe para dhë për herë të parë ekonomia e vëmendjes është bërë ekonomi politike.”- u shpreh Rama.



