Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta, Roland Lami: Opozita ka marrë ‘shuplakën’ më të madhe, ka humbur përfaqësimin

schedule18:38 - 19 Qershor, 2026

schedule 18:38 - 19 Qershor, 2026

TIRANË– Protesta në rrugët e Tiranës vazhdon, por pjesëmarrja ka njohur një tkurrje të madhe ditët e fundit. Pakësimi i numrit të protestuesve u vu re hapur të enjten, ku Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugica para Parlamentit ku ato u mblodhën, ishte pothuajse bosh.

Analisti i njohur Roland Lami, u shpreh se për sa kohë protesta nuk ka një lidership të konfirmuar, gjuha dhe fjalët që artikulohen aty janë pothuajse ekstreme.

“Për sa kohë lidershipi i protestës nuk është projektuar, aty në protestë artikulohen çështje nga ekstremi i majtë në ekstremin e djathtë. Në lëvizje të tilla ka masive, të shtrira gjatë në kohë dhe mikrofoni kalon në duar të ndryshme, vjen natyrshëm krijimi i populizmit  dhe bëjnë atë ndarjen ne dhe ata.



Sa më shumë të zgjasë kjo lloj gjuhe, aq më shumë kërkohen individë që flasin me këtë gjë dhe edhe algoritme në rrjetet sociale u japin vëmendjen më shumë, sepse klikohen më shumë se deklaratat e artikuluara. Rritet mundësia e bullizmit për ata që kanë një mendim ndryshe. Informacioni i rremë është vështirë për t’u kontrolluar”, tha ai.

Gjatë diskutimit në emisionin “Tirana Live” në ABC News, Lami theksoi se protesta shkundi jo vetëm qeverinë, por dhe opozitën. Ai theksoi se shuplakën më të madhe e ka marrë opozita, e cila në pikëpamjen e analistit e ka humbur përfaqësimin dhe nuk gëzon mbështetje popullore.

“Forcat opozitare e ka humbur forcën e përfaqësimit. Masa e njerëzve të zhgënjyer nga PS, PD dhe parti të reja, është shtuar në një numër të konsiderueshëm. Ajo  protestë është shuplakë, jo vetëm për qeverinë, por edhe për opozitën, më shumë për opozitën. Për sa kohë nuk ka lidership në protestë, aty do jetë e vështirë të konstatohen element cilësore”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!