Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump-Meloni, debat për…një foto/ Trump: Mu lut për një foto në G7. Meloni: Italia nuk i lutet askujt

schedule15:20 - 19 Qershor, 2026

schedule 15:20 - 19 Qershor, 2026

Një përplasje e re diplomatike ka shpërthyer mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe presidentit amerikan Donald Trump, pas deklaratave të këtij të fundit se ajo kishte “iu lutur” për një foto gjatë samitit të G7 summit.

Sipas një interviste të transmetuar nga një kanal televiziv italian, Trump pretendoi se Meloni kishte kërkuar me ngulm një fotografi me të dhe se ai kishte pranuar vetëm nga mëshira. “Ajo më është lutur për një foto me mua”, u shpreh Trump, duke shtuar se nuk ishte i detyruar të fliste me të.

Deklaratat e tij u hodhën poshtë me forcë nga kryeministrja italiane, e cila u shpreh “e habitur” dhe tha se pretendimet janë “tërësisht të sajuara”. Meloni shtoi se nuk është hera e parë që Trump sillet në këtë mënyrë ndaj aleatëve të tij dhe theksoi se Italia nuk “lyp” kurrë respekt apo vëmendje.



“Është për të ardhur keq që nuk tregon të njëjtën vendosmëri ndaj armiqve të Perëndimit dhe të Shteteve të Bashkuara. Por një gjë duhet ta mbajë mend: unë dhe Italia nuk i lutemi askujt”, deklaroi kryeministrja italiane.

Tensionet u reflektuan menjëherë edhe në nivel diplomatik, pasi ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani njoftoi anulimin e një vizite të planifikuar në Shtetet e Bashkuara javen e ardhshme, duke i cilësuar deklaratat e Trump si “ofenduese për gjithë Italinë”.

Meloni ka qenë më herët një nga mbështetëset e Trump dhe madje kishte marrë pjesë në inaugurimin e tij në vitin 2025, por marrëdhëniet mes tyre janë tensionuar muajt e fundit pas qëndrimeve të ndryshme për konfliktet ndërkombëtare. Ngjarja e fundit shënon një përkeqësim të dukshëm të marrëdhënieve politike mes dy figurave kryesore të së djathtës ndërkombëtare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!