Zvërneci do të zhvillohet duke respektuar të gjitha ligjet mjedisore dhe kriteret europiane dhe do të jetë gjithçka transparente.
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se ende nuk ka një projekt turistik për Zvërnecin ndërsa qeveria shqiptare është në fazë studimi dhe projektimi. Sipas Ibrahimaj synim mbetet që ky projekt të realizohet pasi është fitimprurës dhe me impakt në turizëm.
“Nuk kemi ende një projekt për zhvillimin e zonës dhe për ndërtimin në zonën e Zvërnecit. Janë duke punuar arkitektë të njohur, studiues, inxhinierë të ndikimit në mjedis dhe arkitektë peizazhi. Jemi ende në fazën e një studimi dhe projektimi. Qeveria shqiptare nuk ka një projekt final që mund ta ndajë me publikun. Nuk e dimë sa do të jetë vlera e projektit që do të vijë për miratim. Mund të jetë pesë miliardë, mund të jetë gjashtë miliardë, mund të jetë edhe dy ose tre miliardë euro. Nuk mund të flasim sot pasi nuk kemi një projekt”, u shpreh ministrja.
Ibrahimaj theksoi se ruajtja e natyrës mbetet prioritet si për qeverinë, ashtu edhe për investitorët potencialë ndërsa ndërsa sqaroi se vlera konkretee investimit do përcaktohet psi të miratohet një projekt përfundimtar.”
“Arsyeja pse investitorët vijnë në Zvërnec është natyra. Është në interesin tonë që ne ta mbrojmë natyrën, por është edhe në interesin e tyre për nivelin e turizmit që duan të sjellin në Shqipëri. Natyra duhet të ruhet dhe të mbrohet, sepse është një vlerë e shtuar për projektin”, deklaroi Ibrahimaj./abcews.al



