Tiranë – Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, ka njoftuar se rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për Maturën Shtetërore 2026 janë shpallur zyrtarisht nga Qendra e Shërbimeve Arsimore.
Sipas njoftimit, maturantët tashmë mund të konsultojnë rezultatet e tyre përmes platformave zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, duke përdorur të dhënat personale të identifikimit. Publikimi i rezultateve vjen pak ditë pas zhvillimit të provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Klikoni në link për të parë vlerësimet: https://qsha.gov.al/…/06/Publikimi-i-Rezultateve-D1.pdf



