Pas paraqitjes së dobët dhe kritikave në sfidën e parë, Zvicra bën autokritikë në sfidën e dytë në Grupin B të “Botërorit 2026”. Xhaka dhe shokët e tij mundën 4-1 Bosnje Herzegovinën dhe afrohen me raundin tjetër të turneut, duke u kthyer sërish te parashikimet përpara nisjes së finaleve të Kupës së Botës.
Gjithsesi për të festuar suksesin e parë, zvicerianët duhet të prisnin gjatë.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Helvetët kishin kontrollin e topit, por rastet për shënim ishin të pakta.
Nuk bënë më mirë boshnjakët në mundësitë e tyre përpara portës kundërshtare duke lënë në fuqi shifrat 0-0 deri në pushimin e ndeshjes.
Me rikthimin në fushë për fraksionin e dytë ritmi ndryshoi, ndërsa në minutën e 75-të do të vinte goli që zhbllokoi sfidëm.
I hedhur në fushë si zëvendësues, në prekjen e parë të topit brenda zonëë, Manzambi sigloi epërsinë e Zvicrës.
Sfida e Bosnjes u bë më e vështirë pas kartonit të kuq të Muharemovic në minutën e 80-të.
Me forca më të shumta në fushë, Zvicra shënoi edhe dy gola të tjerë.
Vargas dyfishoi shifrat në të 84-ën, ndërsa në limitet e kohës së rregullt Manzambi shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij.
Gjithçka u duk e mbyllur, por shtesa dhuroi të tjera emocione.
Mahmiç ngushtoi përkohësisht diferencën për Bosnjen.
Por në fund kishte lavdi personale edhe për Granit Xhakën që nga pika e penalltisë vulosi rezultatin e ndeshjes. Ky ishte goli I tretë në katër Botërorë të luajtur nga mesfushori me origjinë shqiptare.
Me këtë sukses, zvicerianët ngjiten në kuotën e katër pikëve dhe afrohet me kalimin në raundi tjetër të Botërorit 2026, ashtu siç ishin edhe pritshmërirë që shihnin helvetët si favoritë në Grupin B.



