Një ditë pas gjetjes së trupi të pajetë të Eglant Koçit, janë kryer disa ekzaminime, sipas burimeve për ABC Neës paraprakisht është evidentuar një plagë në pjesën e pasme të kokës, e cila dyshohet se është shkaktuar nga një armë zjarri.
Trupi i të riut është dërguar në morg, ku do t’i nënshtrohet një ekspertize më të detajuar mjeko-ligjore. Identifikimi i trupit, i gjetur në gjendje të avancuar dekompozimi në fshatin Cerrujë, u bë nga familjarët e Eglant Koçit, pasi policia e lokalizoi atë me ndihmën e dronëve. Koçi rezultonte i zhdukur prej dy javësh, ndërsa për këtë ngjarje është shpallur në kërkim shoku i tij i ngushtë, Armand Shakaj.



