Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Pano: CR7 është pikë e fortë e Portugalisë, por s’ishte aty ku pritej

schedule20:34 - 18 Qershor, 2026

schedule 20:34 - 18 Qershor, 2026

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Kjo pyetje ka ndarë për më shumë se një çerek shekulli tifozët dhe opinionin sportiv në të gjithë botën. Nëse llogariten gjithçka që kanë bërë në karrierën e tyre dy yjet e futbollit debate mund të vazhdojë, por nëse bëhet fjalë për ndeshjen e parë të “Botërorit 2026”, nuk ka asnjë diskutim.

Numrat nuk gënjejnë dhe ata tregojnë se “Pleshti” mund pa asnjë diskutim CR7. Nuk bëhet fjalë vetëm për golat, megjithëse ata janë më të rëndësishmit. Messi shënoi tre në fitoren 3-0 të Argjentinës kundër Algjerisë, duke barazuar rekordin e Klose me 16 të tillë në historinë e Kupave të Botës. Asnjë gol për Ronaldo në sfidën e parë, që Portugalia barazoi 1-1 kundër RD Congo.

I ftuar në emisionin “Futboll, jo soccer”, specialisti i futbollit Ledio Pano vlerësoi rolin e Ronaldos, pavarësisht paraqitjes jo bindëse.



“Janë dy lojtarë të ndryshëm. Edhe goli, është meritë e Ronaldos pasi e gjithë mbrojtja kundërshtare shkoi te Ronaldo. Pas golit, Portugalia u ndje e sigurt që e mbylli ndeshjen. Gabimet e Portugalisë në mbrojtje bën që ajo të goditjes, por s’ka lidhje me Ronaldon, sepse Ronaldo ishte i rrethuar.

Do shohim ndeshjen e dytë dhe të tretë dhe pastaj do nxjerrim një mesazh se Portugalia është më mirë me Ronaldo apo Leao. Portugalisë i duhet një pikë e fortë, pra Ronaldo i duhet Portugalisë. Ronaldo nuk ishte në formën më të mirë. Nuk ishte ai Ronaldo, që ne të gjithë presim”, tha ai.

Ai theksoi se Ronaldo nuk ishte në formën e tij më të mirë dhe se një vlerësim më i drejtë për ndikimin e tij te Portugalia mund të bëhet pas ndeshjeve të ardhshme të grupit.

Ndërsa Messi e nisi Botërorin në mënyrë spektakolare, Ronaldo mbetet ende në kërkim të momentit të tij, duke lënë të hapur një tjetër kapitull të rivalitetit më të madh në historinë e futbollit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!