Një 40-vjeçar nga Kruja është arrestuar në flagrancë në Fushë Gjormë të Kurbinit, pasi u kap në vendin ku ishin kultivuar 1820 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Operacioni i koduar “Vigjilenca 2” u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në kuadër të kontrolleve antikanabis në qarkun Lezhë.
Gjatë ndërhyrjes, policia gjeti dhe asgjësoi me djegie të gjitha bimët narkotike.
Në kërkim u shpall një 54-vjeçar, banues në Fushë Milot, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 1 celular dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin e këtij rasti./abcnews.al



