SPAK lexon listën e dëshmitarëve që kërkon të thirren në procesin gjyqësor në ngarkim të ish Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe isha bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.
Ndër emrat e kërkuar nga Prokuroria e Posacme për të dëshmuar janë: Jozef Hajse, Ervis Mataj, Ardian Shatku, Pirro Xhixho, Ema Çoku, Esmeralda Shkjau, Ardian Shatku, Kastriot Ismailaj, Vojsava Ismailaj, Milena Harito, Perparim Spahiu, Sokol Hysenaj, Majlind Lazimi, Agron Cela, Luan Rama, Endrit Brahimllari, Samir Mane, Petrit Vasili, Spartak Braho, Ilir Kulla, Fatos Mahmutaj, Nasip Naco, Vangjel Tavo, Lindita Troka, Baton Haxhiu, Erjol Brahimllari, Damian Gjiknuri dhe Ralf Gjoni, Bashkim Ulaj.
Ilir Meta mbahet në qeli që prej 21 tetorit të vitit 2024 si person që dyshohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për pastrim parash, korrupsion pasiv në 3 episode dhe për mosdeklarim e fshehje pasurie, për aferën CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA të ish Lëvizjes Socialiste për Integrim.



