Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Guns”.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Allgjatë, Vaqarr, u gjetën 1 armë zjarri (kallashnikov, AK-47), 2 krehra dhe 81 fishekë kallashnikovi, si dhe 1 armë gjahu me 24 fishekë, që posedoheshin pa leje.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kallashnikov, 1 armë gjahu, krehrat dhe municioni.
Operacioni u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës./abcnews.al



