Kush i ka harruar kohët e Valderramës e Higitës. Nuk po flasim për Botërorin 2014 kur shkëlqyen Hames Rodrigez apo Huan Kuadrado, pasi ka ndodhur shumë më pranë, dhe Kolumbia nuk ka ndërmend ta ndërpresë traditën.
Një nga skuadrat më të mira dhe më simpatike të Amerikës së Jugut e tregoi se mbetet e fortë. Në një tempull të futbollit, në stadiumin “Azteka” në Meksiko Siti, ekipi i udhëhequr nga trajneri argjentinas, Nestor Lorenco, e nisi Botërorin në mënyrën e duhur.
Fitore 3-1 ndaj Uzbekistanit në prani të mbi 80 000 tifozëve në tribuna, shumica përkrahës kolumbianë.
Edhe pse biletat arrinin në 1000 USD apo edhe më shumë, aspak gjë e vogël për një popull jo shumë të pasur, sërish kryeqyteti I Meksikës dhe stadiumi i saj kryesor u kthyen në një Arenë kolumbianë, të paktën për një ditë.
Në fushë ishte kapiteni Hames Rodrigez, që vazhdon të mbijetojë edhe pas 12 viteve, ndonëse më i miri padyshim u cilësuar Luis Diaz.
Sulmuesi I Bajernit bëri thuajse gjithçka.
Goditi shtyllën kur rezultat ishte ende 0-0, krijoi golin e avantazhit realizuar nga Munjoz, dhe më pas riktheu epërsinë në 2-1 për Kolumbinë.
Uzbekistani vetëm barazoi përkohësisht në 1-1 me autor goli Fajzulajev.
Luis Diaz qendroi në fushë për 93 minuta, pra ai nuk ishte aty kur Kampaz vulosi fitoren 3-1 në minutën e 9-të shtesë.
Natyrisht, Kolumbia nuk është pretendente për titull, por do të ishte sukses nëse do të përsëriste rezultatin e Botëror 2014, kur u arrit çerekfinalja dhe vendi I pestë në planet.



