Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kënga e vonë” e Ganës/ Afrikanët mundën 1-0 Panamanë në duelin e Kupës së Botës

schedule11:32 - 18 Qershor, 2026

schedule 11:32 - 18 Qershor, 2026

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin tha pak ditë më parë se ka shumë ndeshje me pak interes në këtë turne.

Ndoshta ka menduar së pari për këtë Ganë-Panama, në grupin L.

Ishte një nga rastet e rralla kur stadiumi nuk ishte plot, ndonëse tribunat në Toronto ishin mbushur deri në 93 për qind të kapacitetit.



Në impiantin kanadez ishin rreth 2800 tifozë më pak sesa numri i vendeve të ulura, e nga ana tjetër ndeshja nuk ishte për t’u mbajtur mend gjatë.

Gana fitoi me rezultatin minimal 1-0, madje me gol shënuar fare në fund.

Panamaja ishte fare pranë pikës së parë në kupat e botës, ndërsa kjo është pjesëmarrja e dytë, ashtu si ajo e Republikës Demokratike të Kongos.

Për amerikanoqendrorët janë 4 humbje në 4 ndeshje.

Ata dhanë më shumë në fushë, duke mbajtur topin 62 për qind, e duke bërë shumë më tepër goditje.

Gjithsesi, rastet ishin tepër të pakta për të dyja skuadrat.

Gjithsesi, goli I shënuar nga Jirenki në minutën e pestë shtesë siguroi tri pikë tepër të rëndësishme për Ganën, e cila ka shanse të mira të kalojë grupin, e madje të luftojë për vend të dytë.

I mbetet detyrë të marrë qoftë edhe barazimin me Kroacinë në ndeshjen e tretë në grup.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!