Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lirimi i hapësirave publike në Shkodër, Rama: I hapet rrugë ndërtimit të Qendrës së re të Integruar të Informacionit Turistik

schedule11:05 - 18 Qershor, 2026

schedule 11:05 - 18 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga lirimi i hapësirave publike në Shkodër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Bashkia Shkodër po çliron hapësirat që do t’i hapin rrugë ndërtimit të Qendrës së re të Integruar të Informacionit Turistik.

Rama shtoi se kjo është një tjetër hap drejt një Shkodre më të organizuar, më mikpritëse dhe më tërheqëse për të gjithë.



“Bashkia Shkodër po çliron hapësirat që do t’i hapin rrugë ndërtimit të Qendrës së re të Integruar të Informacionit Turistik, një investim që do të modernizojë shërbimet për vizitorët e turistët dhe do të ndikojë zhvillimin e turizmit në qytet.

Një tjetër hap drejt një Shkodre më të organizuar, më mikpritëse dhe më tërheqëse për të gjithë”, shkruan Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!