Në një ndeshje me ritëm të lartë dhe plot raste, Portugalia dhe Republika Demokratike e Kongos ndanë pikët pas një barazimi 1-1 në kuadër të Grupit K të Kampionatit Botëror 2026.
Portugalia e nisi ndeshjen më mirë dhe kaloi në epërsi shumë herët. Në minutën e gjashtë, Joao Neves finalizoi një aksion të bukur, duke shënuar me kokë pas një pasimi të zgjuar të Pedro Neto, për 1-0.
Kongo reagoi me një rast të artë në minutën e 11-të me Yoane Wissa, por sulmuesi humbi mundësinë duke e çuar topin ngjitur me shtyllën.
Pjesa e parë u mbyll me tension të madh dhe në kohën shtesë erdhi edhe barazimi. Në minutat shtesë, Kongo përfitoi nga një krosim i saktë i Arthur Masuaku, të cilin Yoane Wissa e shfrytëzoi në mënyrë perfekte duke shënuar me goditje të fuqishme për 1-1.
Në minutat e fundit, Bruno Fernandes pati rastin më të mirë për fitoren, por goditja e tij në minutën e 91-të përfundoi jashtë shtyllës së djathtë, duke i mohuar Portugalisë tre pikët.



