Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PE miratoi progresin e Shqipërisë për anëtarësimin/ Meçe: Fitore e madhe, BE është aleate e shqiptarëve

schedule18:37 - 17 Qershor, 2026

schedule 18:37 - 17 Qershor, 2026

TIRANË– Me një shumicë dërrmuese, Parlamenti Europian miraton raportin që certifikon progresin e Shqipërisë në negociatat drejt anëtarësimit të plotë në Union. Raporti vendos vulën në certifikimin e zgjedhjeve të 11 majit dhe shuplakën ndaj stilit të dhunshëm opozitar të Sali Berishës.

Risia ishte se në votat kundër u rreshtuan kryesisht parti ekstremiste të majta. Dështon misioni i çiftit Tabaku-Bardhi për të çuar protestën e Zvërnecit në Strasburg.

Analisti i njohur Arben Meçe, i ftuar në “Tirana Live” pohoi se Shqipëria ka hyrë në fazën finale dhe po shpejton drejt integrimit në Bashkimit Europian, sipas projeksioneve, të vendosura nga vetë kryeministri Edi Rama.



Ai theksoi se votimi i progresit të Shqipërisë me mbi 80% të votave në Parlamentin Europian është sinjal i qartë se unioni mbetet një aleat i fortë i qytetarëve shqiptarë.

“Ne sot jemi në atë finale, ku revanshi i qeverisë duhet të ishte në përmasa të jashtëzakonshme. Është një fitore e madhe, sepse vetëm 100 janë kundër. Kjo është fitore e madhe, që bazën e ka në sferën politike. Shqipëria është në rrugë të mbarë drejt Bashkimit Evropian.

Parlamenti dhe Komisioni Europian, të gjithë janë në sinkron dhe e transmetojnë ecjen përpara dhe me hapa të mirë e të pranueshme, drejt Shqipërisë në BE. Jam i kënaqur me miratimin e progresit. BE një aleat i madh i shqiptarëve”, tha ai.

Ai komentoi dhe protestën, e cila sipas tij në tre ditët e para nisi si lëvizje qytetare, por sot ajo ka marrë karakter politik. Sipas tij, grupimet që kanë dalë në shesh prej ditësh kanë si qëllim “destabilizimin e vendit” dhe “çuarjen e tij drejt zgjedhjeve të parakohshme”.

Megjithatë, pavarësisht përllogaritjeve të tyre, Meçe tha se planet e menduara nuk do mund të realizohen dhe se protesta po shkon drejt shuarjes.

“Protesta ka një qëllim: të destabilizojë Shqipërinë dhe të fusë vendin në zgjedhje të parakohshme.  Dy ditët e  para ishte protestë qytetare. Parlamenti Europian me 80% të votave tha se Shqipëria është në rrugë të mbarë.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!