Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministrat në Francë do t’i nënshtrohen testeve të drogës

schedule16:21 - 17 Qershor, 2026

schedule 16:21 - 17 Qershor, 2026

Ministrat stafi i tyre ministror dhe zyrtarët e lartë qeveritarë do t’i nënshtrohen testeve të drogës në Francë.

Sipas mediave franceze, përveç anëtarëve të kabinetit, masa ka të bëjë me komisionerët, sekretarët dhe përfaqësuesit e administratave shtetërore, ambasadorët, konsujt e përgjithshëm, prefektët, drejtorët e shërbimeve aktive të policisë që punojnë në administratën qendrore dhe rektorët e akademive.

“Përdorimi i drogës nga zyrtarët shtetërorë, përfshirë përdorimin e rastit në një mjedis privat, përbën, përtej rrezikut për veten e tyre dhe ndikimit në shërbim, një dobësi personale që mund të shfrytëzohet nga grupet e presionit, rrjetet kriminale ose taktikat e ndërhyrjes”, shpjegon Kryeministri francez Sebastien Le Corneille në dokumentin e njoftuar.



Gjithashtu theksohet se shteti nuk mund të ndjekë një politikë kundër trafikimit të drogës dhe pasojave të tij në shoqëri pa imponuar standarde të rrepta mbi veten”, duke specifikuar se zyra e Kryeministrit tashmë i ka përmbushur këto kërkesa.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!